AXA Residence
Kompleks Banimi Modern dhe Premium
PAMJE E PËRGJITHSHME E NDËRTESËS
Prezantojmë AXA Residence, shtesën mahnitëse në horizontin e Tiranës qendrore.
E projektuar me kujdes, e cila kombinon arkitekturën moderne, komoditetin dhe jetesën urbane, në një nga zonat më të preferuara të Tiranës.
Axa Residence është një kompleks modern banimi i ndodhur në zemër të qytetit, me një arkitekturë bashkëkohore dhe dizajn të përkushtuar për komoditet dhe stil, kompleksi ofron apartamente cilësore që përmbushin nevojat e çdo familjeje apo individi.
Vendndodhja jonë strategjike në fillimin e Bulevardit te Ri ju garanton akses të lehtë në pikat kryesore të qytetit, duke kombinuar jetesën urbane me qetësinë dhe privatësinë që kërkoni.
E hijshme dhe elegante, AXA ofron cilësi të lakmuara, por rrallë të arritshme në rezidencat më të mira në Tiranë – një kombinim unik i hapësirave të bollshme, me mbi 26,865 metra katror ndertim.Mos humbisni mundësinë për të bërë tuajin një apartament në këtë rezidencë unike. Na vizitoni dhe bëhuni pjesë e një standardi të ri jetese në Tiranë!
POZICION STRATEGJIK NË BULEVARDIN E RI
AXA Residence ndodhet në fillim të Bulevardit të Ri, një zonë në zhvillim të shpejtë me infrastrukturë moderne dhe akses të lehtë në pjesë të ndryshme të qytetit.
AFËRSI ME PARKUN DHE HAPËSIRAT E GJELBËRTA
Vendndodhja pranë parkut të ri ofron mundësi për shëtitje, rekreacion dhe një ambient më të shëndetshëm për jetesë familjare.
APARTAMENTE MODERNE & FUNKSIONALE
Projekti është projektuar për të garantuar ndriçim natyral, ventilim optimal dhe organizim efikas të hapësirave të brendshme.
Masterplani i Zonës Bulevardi i Ri
ZHVILLIM MODERN URBAN
Zona e Bulevardit të Ri është një nga projektet më të mëdha të zhvillimit urban në qytet, e planifikuar për të krijuar një hapësirë moderne me infrastrukturë të avancuar, zona banimi, ambiente shërbimi dhe hapësira publike.
PARKU I RI & HAPËSIRA TË GJELBËRTA
Masterplani i zonës përfshin krijimin e një parku të madh urban dhe hapësira të shumta rekreative që ofrojnë mundësi për aktivitete në natyrë, shëtitje dhe relaks për banorët.
AKSES I SHPEJTË & INFRASTRUKTURË MODERNE
Bulevardi i Ri është projektuar për të lidhur zonat kryesore të qytetit me një rrjet modern rrugësh dhe transporti, duke e bërë zonën një nga destinacionet më të kërkuara për banim dhe investim.
Vendndodhja e AXA Residence
AXA Residence ndodhet në fillim të Bulevardit të Ri, pranë parkut të ri urban, në një zonë me zhvillim të shpejtë dhe infrastrukturë moderne.
Pozicioni strategjik ofron akses të lehtë në qytet dhe një ambient të balancuar mes jetesës urbane dhe hapësirave të gjelbra.